Kishte fshehur 11 kg heroinë në gomën rezervë të makinës, arrestohet në portin e Durrësit 50-vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 09:42 17-09-2019 Kishte fshehur 11 kg heroinë në gomën rezervë të makinës, arrestohet në portin e Durrësit 50-vjeçari

Policia Kufitare ka parandaluar dhe goditur rast të tentativës për trafikim të drogave të forta në portin e Durrësit.

Mësohet se është arrestuar një 50 vjeçar me iniciale A.S., banues në Zvicër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në pikën e kontrollit të mjeteve, në mjetin tip Opel me drejtues shtetasin A. S. shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë kanë konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike.

Nga kontrolli i imtësishsëm në gomën rezervë të automjetit dhe në brendësi të vendit ku ajo vendoset, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 pako me lëndë narkotike, me peshë 11 kg, e dyshuar Heroinë.

Njoftimi i policisë:

Port, Durrës

Policia Kufitare parandalon dhe godet rast të tentativës për trafikim të drogave të forta

Sekuestrohen 11 kg lëndë narkotike, e dyshuar Heroinë.

Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe në bazë të analizës së riskut, kanë goditur një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në pikën e kontrollit të mjeteve, në mjetin tip Opel me drejtues shtetasin A. S. shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë kanë konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike.

Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës.

Gjatë kontrollit të imtësishsëm të automjetit në gomën rezervë dhe në brendësi të vendit ku ajo vendoset, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 pako me lëndë narkotike, me peshë 11 kg, e dyshuar Heroinë.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit  A. S., 50 vjeç, banues në Zvicër, drejtuesi i mjetit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.056100130081177
array(1) { ["section"]=> string(106) "kishte-fshehur-11-kg-heroine-ne-gomen-rezerve-te-makines-arrestohet-ne-portin-e-durresit-50-vjecari-178731" }