Kishte komplikacione me dorën, piktori i njohur i nënshtrohet një operacioni

Publikuar tek: aktualitet, më 13:05 24-04-2019 Kishte komplikacione me dorën, piktori i njohur i nënshtrohet një operacioni

Piktori Pashk Pervadhi, ka kryer një operacion pas një shqetësimi në dorën e djathtë.

Publicisti Gjergj Maku bën me dije se pas operacionit gjithcka po shkon më së miri dhe dora tashmë është funksionale, pa dëmtime nervore.

'Dora e piktorit që e admiroj, tashmë e rikuperuar! Pashk Pervathin e kam piktorin që admiroj, edhe si profesionist edhe si mik. Ka patur një shqetësim për dorën. Por e dimë fare mirë se çdo të thotë dora për një piktor. Sot na dha lajmin e mire se pas operacionit gjithcka është në rregull', shkruan në postimin e tij Marku.

Postimi i plotë:

Dora e piktorit qe e admiroj, tashme e rikuperuar! 

(Pashk Pervathin e kam piktorin qe admiroj, edhe si profesionist edhe si mik. Ka patur nje shqetesim per doren. Por e dijme fare mire se cdo te thote dora per nje piktor. Sot na dha lajmin e mire se pas operacionit gjithcka eshte ne rregull. 
Ai shkruan: Falenderim e mirenjohje pa fund per Doktorin e talentuar kirurg neurolog Ridvan Alimehmeti, per dokt.anestezist Toma Kalefi dhe ndihmesat e tyre, per operacionin e dores diten e djeshme me diagnozen dupuytrens-contracture dhe tunel carpal. Tani dora duket se eshte funksionale, pa demtime nervore e kjo me gezon shume. Mirenjohje!...)

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021049022674561
array(1) { ["section"]=> string(82) "kishte-komplikacione-me-doren-piktori-i-njohur-i-nenshtrohet-nje-operacioni-161672" }