Në ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “8 Shkurti” në Fier, ku një banesë është përfshirë nga flakët.
Bëhet me dije se në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetasit Ll. Xh., 76 vjeç, si pasojë e një qeriu të ndezur, ka marë flakë tapeti dhe janë djegur disa orendi.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme material.
Infotmacioni paraprak:
Sot rreth orës 09:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetasit Ll. Xh., 76 vjeç, si pasojë e një qeriu të ndezur, ka marë flakë tapeti dhe janë djegur disa orendi. Nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.