Kishte të ardhme premtuese, vret veten në shinat e trenit futbollisti 21-vjeçar

Publikuar tek: bota, më 11:01 16-09-2019 Kishte të ardhme premtuese, vret veten në shinat e trenit futbollisti 21-vjeçar Jacob Standbridge bashkë me të dashurën e tij Ciera Barnes

Një 21-vjeçar vra veten teksa u hodh në shinat e trenit.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi në Angli, kur Jacob Standbridge u gjet poshtë shinave të ekspresit mëngjesin e 13 tetorit të vitit të kaluar.

I riu la një letër lamtumirë kushtuar nënës së tij. ‘’ Të dua shumë, nënë! Faleminderit për gjithçka keni bërë për mua. Më vjen shumë keq!’’, shkruajti për herë të fundit trajneri i futbollit.

Një vit pas vdekjes së tij dyshohet se Jacobi vdiq për shkak të ndarjes nga partnerja e tij Ciera Barnes teksa zbuloi mesazhe të padëshiruara në telefonin e saj. Megjithatë, mësuesi i tij hodhi poshtë pretendimet se mesazhet telefonike e shtynë t’i jepte fund jetës së tij, pasi ai kishte karakter të fortë.

Marrëdhënia midis të riut dhe Cieras u përkeqësua prej kohësh për shkak se ai përdorte steroide për rritjen e muskujve.

Jacob luante si mesfushor në Akademinë e Stoke Cityt, ndërsa punonte në një program që trajnonte djem të rinj në sporte.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017462015151978
array(1) { ["section"]=> string(85) "kishte-te-ardhme-premtuese-vret-veten-ne-shinat-e-trenit-futbollisti-21-vjecar-178613" }