Një 29 vjeçar shqiptar i cili akuzohej për trafik të qënieve njerëzore dhe i kërkuar nga autoritetet belge është arrestuar në Itali.
Shqiptari kishte një urdhër arresti evropian, të lëshuar nga një gjykatë belge.
Sipas mediave italiane, bashkëshortja e 29 vjeçarit shqiptar u zhvendos në fshatin Monteroni d'Arbia pranë Sienës. Ndërkohë autoritetet italiane pritën edhe ardhjen e 29 vjeçarit tek familja e tij duke e arrestuar në momentin që ai erdhi.
Policia italiane ka bërë me dije se 29 vjeçari do të përballet me akuzën e trafikut të qenieve njerëzore, trafikut të emigrantëve nga Azia dhe Afrika në Belgjikë dhe më pas drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Nga hetimet e autoriteteteve belge rezulton se shqiptari i arrestuar ka qenë një nga personat kyç në organizimin e trafikimit të qënieve njerëzore.
Mësohet se 29 vjeçari do të ekstradohet në Belgjikë dhe nëse ai shpallet fajtor rrezikon deri në 20 vite burg.