Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar një kantinë në zonën e Peshtanit të Beratit, sipërmarrje që është mbështetur dhe nga vetë qeveria.
Gjatë vizitës së tij në ambientet e kantinës Rama pa me detaje pjesën ku prodhohej vera dhe bodrumin ku ruhej, teksa e përgëzoi të zotit për idenë origjinale zellin për të punuar.
Kryeministri e cilësoi një demokrat, por nga ata demokratë që punojnë dhe nuk flenë gjumë. I zoti i hotelit kur po i tregonte Ramës dhomat e areduara me stil tepër origjinal i tregoi dhe dhomën e tij, por Rama nguroi.
Nurellari: Kjo është dhjoma jote sot e mot...
Rama: Është e bukur shumë...
Nurellari: E kemi ngrohur nëse doni të çlodheni pak...
Rama: Jo nuk fle gjumë unë