Kjo është e vetmja ndeshje reale e Bruce Lee e përjetësuar në kamera (Video)

Publikuar tek: bota, më 21:04 13-06-2017 Kjo është e vetmja ndeshje reale e Bruce Lee e përjetësuar në kamera (Video)

Me aftësi të përsosura, aftësi fizike si dhe oratore, aktori i famshëm nga Hong Kongu, Bruce Lee, konsiderohet si një nga ikonat më të spikatura të kulturës pop të shekullit të 20.

Pas një seri edemash cerebrale, Lee u nda papritmas nga jeta në moshë tepër të re, vetëm 32-vjeç.

Mjeshtri i arteve marciale realizoi disa nga filmat më të pëlqyer të kohës si Fist of Fury dhe Way of the Dragon, së bashku me Chuck Norrism, me të cilin kanë edhe disa nga skenat e dyluftimeve më intensive.

Mirëpo Bruce Lee ishte aktor, ai drejtohej nga një regjisor dhe një dyluftim mund të kalonte përmes disa seri provash.

Por këto pamje të rralla të Bruce Lee, e tregojnë atë duke u ndeshur realisht me një nga nxënësit e tij më të mirë të MMA, Ted Wong.

 

Besohet se ndeshja është regjistruar në Kaliforni, aty ku Lee i mësoi nxënësit të tij artin e Jeet Kune Do. Të dy duken të veshur me mbrojtëse, e megjithëse Lee nuk shfaqet shumë agresiv, ai qëndron stoik teksa i jep rivalit disa kundër-goditje shkatërruese. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E konfirmuar, presidenti Donald Trump do të marrë pjesë në samitin e Varshavës
Tronditet SHBA, shpërthim i fuqishëm në New York, 34 të plagosur deri tani »
Article Logic
Execution time: 0.01144003868103
array(1) { ["section"]=> string(80) "kjo-eshte-e-vetmja-ndeshje-reale-e-bruce-lee-e-perjetesuar-ne-kamera-video-82370" }