'Kjo është faqja më e trishtë e historisë tonë', Presidenti Mattarella fjalim para italianëve: Masat kufizuese po japin efekte pozitive, e nevojshme të vijohet kështu

Publikuar tek: bota, më 14:45 28-03-2020 'Kjo është faqja më e trishtë e historisë tonë', Presidenti Mattarella fjalim para italianëve: Masat kufizuese po japin efekte pozitive, e nevojshme të vijohet kështu Sergio Mattarella

Presidenti italian Sergio Mattarella u është drejtuar qytetarëve italianë me anë të një videomesazhi, duke e cilësuar këtë situatë si 'faqen më të trishtë të historisë tonë'.

Ai tha se masat kufizuese të marra nga qeveria po japin efekte pozitive, por duhet të vazhdohet kështu që të mund të shihet një ndryshim i situatës.

"Ne po jetojmë faqen më të trishtë në historinë tonë. Kemi parë imazhe që do të jetë e pamundur të harrohen. Disa territore dhe veçanërisht brezi i vjetër po paguajnë një çmim shumë të lartë. Edhe sot ka një numër të lartë dhe te dhimbshëm të vdekjeve të reja. Sidoqoftë, ky fenomen sugjeron që masat kufizuese janë duke prodhuar efekte pozitive dhe, për këtë arsye është e nevojshme të vijohet që të mund të shohim ndryshim të situatës”, tha Mattarella.

“Në vendin tonë janë marrë masa të rrepta, por të domosdoshme, me rregullore ligjore. Ndjenja e përgjegjësisë së qytetarëve – shtoi ai – është burimi më i rëndësishëm mbi të cilin një shtet demokratik mund të llogaritet në kohë si kjo që po përjetojmë. Ndërsa zbatojmë masat kundër vështirësive ekonomike, ne duhet të fillojmë të mendojmë për pas urgjencën: iniciativat dhe mënyrat për të rihapur gradualisht jetën tonë shoqërore dhe ekonominë tonë”,shtoi ai.

Ndërkohë Mattarella ka kërkuar edhe ndihmën e Bashkimit Europian për të kaluar këtë situatë të vështirë të krijuar nga koronavirusi.

" Bashkimi Europian, Banka Qendrore dhe Komisioni Europian, ditët e fundit, kanë marrë vendime të rëndësishme dhe pozitive financiare dhe ekonomike, të mbështetura nga Parlamenti Evropian. Italia pret masa konkrete financiare dhe ekonomike nga BE në ditët në vijim” “, shtoi Mattarella në video-mesazhin e tij.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0092110633850098
array(1) { ["section"]=> string(168) "kjo-eshte-faqja-me-e-trishte-e-historise-tone-presidenti-mattarella-fjalim-para-italianeve-masat-kufizuese-po-japin-efekte-pozitive-e-nevojshme-te-vijohet-keshtu-200410" }