Ministria e Transportit dhe Infrastukturës njofton për gjendjen aktuale të kalueshmërisë në disa prej akseve më të rëndësishme të vendit, kryesisht ato të prekura nga rreshjet e shumta të borës dhe akulli për shkak të temperaturave të ulëta.
QARKU | SITUATA E AKSEVE NACIONALE | REKOMANDIME |
Tiranë | Nuk ka asnje segment te bllokuar, keshillohet perdorimi i zinxhireve | Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica. |
Durrës
|
Në qytetin e Krujës ka ngrica. Në Qafë Shtamë, Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur. | Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica. |
Elbasan |
Në aksin Elbasan – Qafë Thanë, është bërë pastrimi i aksit dhe është hedhur kripë, për shkak të ngricave. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Aksi Elbasan – Gjinar. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur. Në aksin Lunik - Steblevë. Qarkullimi në këtë segment kryhet me zinxhirë. Segmenti Fushë Studë – Steblevë, Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur. |
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica. |
Berat | Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin. | Të zbatohet sinjalistika rrugore. |
Vlorë | Në Llogora është bërë pastrimi dhe kriposja e aksit. Qarkullimi është normal. Ne akset e tjera te ketij qarku nuk ka probleme. Aksi është i hapur. | Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica. |
Gjirokastër |
Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Në Qafë Muzinë qarkullimi është normal. Nuk ka probleme për qarkullimin. Aksi është i hapur. |
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në vendet ku ka ngrica. |
Korçë |
Në aksin rrugor Korcë-Kapshitce, Korçë-Voskopojë dhe Pogradec-Lin, Qarkullimi me zinxhirë. Akset janë të hapura.
|
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në vendet ku ka ngrica. |
Fier | Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin. Aksi është i hapur. | Të zbatohet sinjalistika rrugore. |
Lezhë |
Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës. Qarkullimi është normal në të 4 korsitë. Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset tjera të këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin. Segmentet Shpal- Reps dhe Rubik-Rrëshen lëvizet me zinxhirë. Pjesa tjeter qarkullimi normal.
|
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica. |
Kukës |
Ne aksin Bajram Curri – Valbonë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhire. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Ne aksin Ura e Bujanit – Qafë Morinë, Sopot – Kërn – Tropojë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur. Në aksin Bajram Curri – Kam, arrin. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur. Në aksin Tuneli Kalimashit – Dogana Morinë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur. Në aksin Kukës – Bushtricë, K/Domaj – Reç. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur. Aksi Kukës – Ura e Zapodit. Qarkullimi me zinxhirë. Edhe aksi Krumë – Qafë Prush, Plepa – Kam (në Qafë Prush). Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjete dhe fuqi punëtore. |
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në akset ku ka prani të ngricave në rrugë. |
Dibër |
Në Peshkopi ka prezence te ngricave Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur.
Në aksin Peshkopi - Qafë Drajë, prezence te ngricave, Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur.
Në aksin Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur. Ura – Komsi – Ulëz – Ura e Matit arrin. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur. Segmenti Bazë – Burrel. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur. Në aksin Ura e Qytezës – Zerqan, Ura e Cerenecit - Steblevë, Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur.
Në aksin Qafë Bualli – Krastë Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur. |
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka prani të ngricave në rrugë. |
Shkoder |
Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë në segmentin Q.Qelë - Pukë- F,Arrëz. Në aksin K/Hadroj – Qafë Benë – Rrëshen. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur.
Nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë. Qarkullimi pjeserisht me zinxhirë. Në aksin Fushë Arrëz – Nyja Fushë Dukagjin. Aksi është i hapur. Në segmentin Kukës – Shën Mëri Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në aksin Qafë Mali – Fierzë. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në aksin Koplik - Dedaj. Kalimi në gjithë aksin rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur. Segmentet Q.Qele-Gomsiqe, segmenti Gomsiqe-Pukë 4, segmenti Pukë –Fushë Arrëz . Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë ne segmentin Qafë Qelë - Pukë- Fushë Arrëz.
|
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka ngricë në rrugë. |