Roland Saliu, drejtori i OSHEE në Vlorë dhe pronari i televizionit lokal "Vlora Channel", Enven Hyseni janë vrarë pasditen e djeshme në një atentat mafioz me armë zjarri pranë një lokali në “Sheshin Flamuri”.
Ngjarja e rëndë që ka tronditur qytetin bregdetar ka ndodhur rreth orës 19:40, kur persona të armatosur kanë qëlluar në drejtim të Hysenit dhe Saliut. Drejtori i OSHEE ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe dyshohet të jetë vrarë aksidentalisht.
Sakaq, newsbomb.al publikon foton e makinës së vrasësve. Autorët janë larguar në drejtim të fshatit Panaja ku kanë braktisur makinën tip “BMW” dhe i kanë vënë zjarrin.Newsbomb.al mëson se makina tip BMW e përdorur nga autorët është vjedhur në Durrës para 10 ditësh. Mjeti është në pronësi të një personi me iniciale I.C.
Dyshohet se ngjarja ka lidhje me një atentat për larje hesapesh dhe dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë biznesmeni Enver Hyseni.
Vlore by newsbomb-al