Kjo është mënyra se si studentët e shqiptarë mund të aplikojnë për studime në Gjermani

Publikuar tek: aktualitet, më 22:16 31-05-2017 Kjo është mënyra se si studentët e shqiptarë mund të aplikojnë për studime në Gjermani

Gjermania prej vitesh tashmë është kthyer në një vend tërheqës për të rinjtë shqiptar që kërkojnë "tokën e premtuar".  Edhe këtë vit Gjermania vazhdon të mbështesë shumë shqiptarë me bursa për studime, kërkime dhe kualifikime të ndryshme.

Nga këto programe të shtetit Gjerman  për vitin 2017 ka përfituar më shumë se 30 studentë nga Shqipëria. Bursat që gjermania ofron janë të programeve të ndryshme, duke filluar që nga studimi master e deri tek kurset verore të gjuhës profesionale pranë universiteteve gjermane.

Përveç DAAD-it ka edhe shumë institucione të tjera në këtë vend, që japin bursa duke mbështetur kësisoj ndërtimin e dijes dhe Know-How-it në Shqipëri. Në këtë drejtim, institucione gjermane si Instituti Goethe (GI), Shërbimi për Shkëmbimin Pedagogjik (PAD) dhe Zyra Qendrore për Arsimin Jashtë Vendit (ZfA) mbështesin rregullisht nxënës, mësues dhe studentë për të përmirësuar nivelin e tyre të gjuhës gjermane.

Informacione të më të detajuar për punën e DAAD-it dhe për programet e bursave mund të gjeni në faqet e mëposhtme të internetit: http://www.daad-al.org/https://www.daad.de/laenderinformationen/albanien/de/ 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aktorja e njohur e humorit përfundon në spital, poston foto me serum
Në 17 qershor hapet segmenti i parë i Bulevardit të ri në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.012513160705566
array(1) { ["section"]=> string(92) "kjo-eshte-menyra-se-si-studentet-e-shqiptare-mund-te-aplikojne-per-studime-ne-gjermani-80742" }