Me anë të një recete të thjeshtë në kushte shtëpie ju mund të luftoni virozat e stinës, kollën apo problemet që mund të keni me fytin dhe stomakun. Mjaftojnë vetëm 3 përbërës kryesorë.
Përbërësit:
– 400 ml ujë të vluar,
– 2 banane të madhësisë mesatare me pika të zeza,
– 2 lugë mjaltë
Si t’i përgatitni:
Qëroni bananet dhe shtypni. Do të jetë mirë nëse do ta shtypni me lugë druri, sepse luga e metaltë do t’ia ndryshojë ngjyrën dhe do ta bëjë më të errët.
Bananet nxirrini në një tenxhere me ujë të vluar. Lërini të shkrihen rreth gjysmë ore. Kur tretja të ftohet, shtoni mjaltin.
Përdorimi:
100 ml të përbërjes pijeni katër herë në ditë. Sasia e përbërjes është e mjaftueshme për gjatë ditës. Rezultatet do i shihni brenda javës.