Kjo është pasaporta më e rrallë në botë që lëshohet nga Urdhri i Kalorësve të Kryqëzatave

Publikuar tek: bota, më 18:20 15-03-2016 Kjo është pasaporta më e rrallë në botë që lëshohet nga Urdhri i Kalorësve të Kryqëzatave

Është pasaporta më e rrallë në botë, dhe lëshohet vetëm nga Urdhrit Sovran Ushtarak i Maltës, është gjithashtu pasaporta më e errët e për të cilëndihet shumë pak.

Pasaporta i lëshohet vetëm tre zyrtarëve më të lartë të Urdhrit, Mjeshtrit të Madh, zëvendës Mjeshtrit dhe Kancelarit. Pjesa tjetër e urdhrit janë të detyruar të përdorin pasaportat e lëshuara nga vendet e tyre.

Titulli i plotë është “Urdhri Sovran Ushtarak i Shën Gjonit të Jeruzalemit, Rodosit dhe Maltës” dhe e ka ortigjinën nga Kryqëzatat e vitit 1099. Sot ky urdhër katolik vepron si një organizatë bamirëse që ofron ndihmë mjekësore në të gjithë botën dhe është e përbërë nga 13.500 kalorës, 80,000 vullnetarë të përhershëm dhe 25,000 punonjës.

Urdhri ka marrëdhënie diplomatike me 106 vende të ndryshme, duke përfshirë Spanjën, SHBA dhe Rusinë por disa nga vendet që nuk e njohin këtë pasaportë janë Mbretëria e Bashkuar, SHBA, dhe Zelanda e Re. Mjeshtri i madh aktual është Fra' Sir Mattheë Festing, anglezi i dytë që prej vitit 1259.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020577907562256
array(1) { ["section"]=> string(95) "kjo-eshte-pasaporta-me-e-rralle-ne-bote-qe-leshohet-nga-urdhri-i-kaloresve-te-kryqezatave-35167" }