Kjo është piktura e mallkuar që shkakton vetëm vdekje (HISTORIA E FRIKSHME)

Publikuar tek: bota, më 10:34 07-06-2019 Kjo është piktura e mallkuar që shkakton vetëm vdekje (HISTORIA E FRIKSHME)

Në vitin 1972 në Kaliforni, artisti Wiliam Stoneham, u bë i famshëm në një galeri ku ekspozonte krijimet e tij.

 

Artisti i frymëzuar nga një poezi me titullin ‘Duart që rezistojnë’ e shkruar nga gruaja e tij krijoi brenda 3 ditësh një pikturë shumë të frikshme. Piktura e krijuar tregon vetë artistin në fëmijërinë e tij duke parë përpara. Në anë të tij është një vajzë pa sy dhe mbrapa tyre një dritare e errët me duar fëmijësh që duken si të burgosur.

Piktura u shit dy vite pas krijimit të saj dhe në atë moment filloi historia e saj e frikshme. Brenda 3 vitesh pronari i pikturës vdiq. Ajo u rikthye në ekspozitë për të gjetur pronarin e saj të ri. Pas 3 vitesh vdiq dhe pronari i galerisë ku ekspozohej piktura. Ajo u ble sërish në vitin 1980 dhe 3 vite me vonë pronari i ri i pikturës humbi po ashtu jetën.

Që nga ajo kohë piktura origjinale u zhduk dhe ende nuk është gjetur. Një artist e rikrijoi atë dhe e shiti në Ebay për 1 mijë dollarë. Në vitin 2016, shkrimtari i i famshëm amerikan Darren O’Neil e bleu dhe shkroi një libër. Në librin e tij ai thotë se këta fëmijë të burgosur vijnë në jetë çdo natë dhe marrin jetën e atij që e ka në pronësi këtë pikturë. Piktura është e mallkuar dhe ka fuqi të mbinatyrshme.

Deri sot kjo pikturë vazhdon të krijojë tmer e frikë te ata që e shikojnë...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013062953948975
array(1) { ["section"]=> string(80) "kjo-eshte-piktura-e-mallkuar-qe-shkakton-vetem-vdekje-historia-e-frikshme-167250" }