'Kjo është plehrë', Spartak Braho ofendon Gentiana Sulën në mesazhet e deputetëve të Komisionit të Ligjeve në Whatsapp

Publikuar tek: aktualitet, më 18:46 29-08-2019 'Kjo është plehrë', Spartak Braho ofendon Gentiana Sulën në mesazhet e deputetëve të Komisionit të Ligjeve në Whatsapp Gentiana Sula dhe deputeti Spartak Braho

Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), Gentiana Sula, është ofenduar nga deputeti Spartak Braho në grupin e komunikimit në rrjetin social WhatsApp, mes deputetëve të Komisionit të Ligjeve, duke i thënë 'Kjo është plehrë'.

Mesazhin ofendues drejtuar Gentiana Sulës e ka publikuar deputeti dhe kryetari i Partisë së Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi, i cili është po ashtu pjesë e grupit të deputetëve në Komisionin e Ligjeve.

Sula nëpërmjet një shkrese ka informuar anëtarët e Komisionit të Ligjeve në grupin e komunikimit në rrjetin social Whatsapp, për një aktivitet që do të zhvillohet nesër në Presidencë për të nderuar një familje të persekutuar gjatë regjimit komunist. Aktiviteti në të cilën ka informuar Sula do të bëhet për familjen Petrela ku ditën e nesërme në Presidencë pritet të transmetohet një film në të cilën do të tregohet kalvari i vuajtjeve të  kësaj familjeje gjatë diktaturës, transmeton newsbomb.al.

Pasi Kryetarja e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve ka informuar me anë të një shkrese për aktivitetin në Presidencë në grupin e përbashkët të deputetëve në rrjetin social Whatsapp, ka qenë deputeti Spartak Braho i cili ka shkruar frazën 'Kjo është plehrë', ku kuptohet qartazi që i është drejtuar Gentiana Sulës.  

Me anë të një reagimi të ashpër në rrjetin social Facebook, deputeti Alimadhi ka publikuar mesazhin ofendues të deputetit Spartak Braho duke i thënë ndër të tjera atij që është jo njerëzor, komunist i ndyrë e duke e mallkuar për fjalorin e tij jo etik./Newsbomb.al.

Reagimi i Adriatik Alimadhit:

Interesi publik që qytetarët të mësojnë për standartet etike të përfaqësuesve të tyre në Kuvend. Ne nje ftese qe Autoriteti i Informimit mbi Dokumentat e ish- Sigurimit te Shtetit nga kryetarja zonja Genta Sula, per antaret e Komisionit te Ligjeve dhe Administrates Publike dhe te Drejtave te Njeriut per te marre pjese ne ceremonine e dekorimit te familjes Petrela nga Presidenti i Republikes, shikoni fjalorin e deputetit spartak braho per Genta Sula: kjo eshte plehre.

Ç’eshte ky more, komunist i ndyre? Goje prishur, qe i bene njerezit e administrates plehra, ç’eshte ky?  Ka bote njerezore ky more? Ky eshte shpirtzi. Si mundet te jete anetar i Komisionit te Ligjeve, Administrates Publike dhe te Drejtave te Njeriut, si mundet te jete deputet? Ky nuk eshte njerezor. Çfare behet keshtu dhe ne te mendojme sot ne vitin 2019 se shoqeria shqiptare te eci drejte pajtimit kombetar. Mallkuar qofshi, rrace e poshter. 

babushka.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026972055435181
array(1) { ["section"]=> string(122) "kjo-eshte-plehre-spartak-braho-ofendon-gentiana-sulen-ne-mesazhet-e-deputeteve-te-komisionit-te-ligjeve-ne-whatsapp-176665" }