Kjo foto me kopenë e ujqërve po bën xhiron e rrjeteve sociale, ja arsyeja

Publikuar tek: bota, më 08:19 20-12-2015 Kjo foto me kopenë e ujqërve po bën xhiron e rrjeteve sociale, ja arsyeja

Një foto që është shpërndarë më shumë se 30 mijë herë në rrjetin social e publikuar nga Saverino Giambi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Arsyeja është  mënyra se si është vendosur kjo kope ujqërish. Tre ujqërit e parë janë të dobët dhe të sëmurë duke përcaktuar kështu edhe ritmin e gjithë kopesë. Në rast të kundërt, pra nëse ata të tre do ishin në fund do ngordhnin dhe në rast sulmi nuk do ishin në gjendje të mbijetonin por duke qenë të parët ata rezervojnë energji për 5 ujqërit e tjerë pas tyre të cilët krijojnë vijën e parë sulmuese. Në qendër është pasuria e kopesë, 11 ulkonja.

Dhe më pas 5 ujqërit e tjerë, vija e dytë e sulmit.

Sigurisht që jo të gjithë bien dakort me këtë, një pjesë e quajnë kontradiktore foton edhe për faktin se ku është shkrepur.

Ndërsa autori thotë se fotoja është realizuar në parkun natyror në Vanatori Neamt të Rumanisë, të tjerë e lidhin me Kanadanë duke thënë se vetëm ujqërit e asaj zone janë aq të mëdhenj sa të sulmojnë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023344039916992
array(1) { ["section"]=> string(78) "kjo-foto-me-kopene-e-ujqerve-po-ben-xhiron-e-rrjeteve-sociale-ja-arsyeja-28171" }