Kjo gjyshe me paterica preku sot zemrat e të gjithëve: Erdha të votoj për herë të fundit, por ndodhi e papritura

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:04 25-06-2017 Kjo gjyshe me paterica preku sot zemrat e të gjithëve: Erdha të votoj për herë të fundit, por ndodhi e papritura

Deri tani janë raportuar e publikuar momente nga më të ndryshme nga qendrat e votimit, votime nga politikanët, nuset në ditën e dasmës e qytetarët e thjeshtë.

 

Por, rasti i kësaj gjysheje, e cila prej moshës së saj të thyer ka gjetur kurajon përmes patericave që të shkojë të hedhë edhe ajo votën e saj është vërtetë prekës.

Edhe pse me shumë mundim në moshën 87-vjeçare ka gjetur forcën për të shkuar sot në qendrën e votimit, por është përballur me të papriturën. E moshuara nuk është lejuar të votojë pasi me vete kishte marrë një fotokopje të kartës së identitetit dhe jo ID-në origjinale.

Lajmi është shpërndarë bashkë me foton e gruas së moshuar nga fotografia Ivana Dervishi, ndërsa shkruan më tepër detaje lidhur me këtë ndodhi.

“Kjo gjyshe 87-vjecare, e cila kishte shkuar per te votuar edhe pse me dy paterica, nuk arriti ta ushtroje te drejten e saj te votes per shkak se kishte marre vetem fotokopjen e kartes se identitetit.
Kur e pyten pse nuk kishte marre karten, tha qe ishte shume lart ne sirtar dhe nuk e arrinte dot. E merzitur qe nuk votoi dot, u largua po ngadale nga qendra e votimit dhe tha se kjo ishte hera e saj e fundit qe votonte. "Asaj duhej t'i vinte vota ne shtepi," me tha i biri”, shkruan Dervishi në facebook. 

 

a.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021059036254883
array(1) { ["section"]=> string(116) "kjo-gjyshe-me-paterica-preku-sot-zemrat-e-te-gjitheve-erdha-te-votoj-per-here-te-fundit-por-ndodhi-e-papritura-83836" }