Kjo grua 39 vjeçe dhe nënë e 2 fëmijëve vdiq dje nga mbidoza e narkozës në klinikën private! A do mbajë përgjegjësi kush në këtë vend?

Publikuar tek: aktualitet, më 12:26 21-09-2020 Kjo grua 39 vjeçe dhe nënë e 2 fëmijëve vdiq dje nga mbidoza e narkozës në klinikën private! A do mbajë përgjegjësi kush në këtë vend? Xhensila Duka

A do mbajë përgjegjësi kush në këtë vend?

Kjo duket një pyetje naive në vendin ku krimet ndodhin shpejt e harrohen po aq shpejt, bashkë me autorët e tyre.

Gruaja që shikoni në foto quhet Xhensila Duka, nënë e dy fëmijëve. Xhensila ishte 39-vjeçe dhe kishte jetën para mirëpo, jeta iu pre në mes në sallën e një klinike private në qytetin e Korçës.

Sipas të dhënave, nëna e dy fëmijëve humbi jetën si pasojë e mbidozës së narkozës së mjekëve.

Hetimet kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj tyre ndërsa policia si gjithnjë ka përcjellë njoftimin zyrtar.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: I.B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe, banues në Korçë. Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xh. D., 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë klinikë. Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Shpresojmë që kësaj ngjarje t’i shkohet deri në fund dhe nëse ka përgjegjës për vdekjen e 39-vjeçares, ata të vendosen prapa hekurave në mënyrë që të tilla raste të mos kalojnë sikur të ishin ngjarje të zakonshme të ditës.

640-0-5f67405452c88.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013545036315918
array(1) { ["section"]=> string(139) "kjo-grua-39-vjece-dhe-nene-e-2-femijeve-vdiq-dje-nga-mbidoza-e-narkozes-ne-kliniken-private-a-do-mbaje-pergjegjesi-kush-ne-kete-vend-221114" }