Në Kafaraj të Fierit serat janë tërësisht të dëmtuara.
Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkatërruar gjithë prodhimin e tyre, duke i lënë ata në mëshirë të fatit. Fermerët flasin për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen, e bëjnë apel për ndihmë nga shteti.
“Shteti nuk na jep ndihmë, bëjnë vilat njerëzit se kanë para, ne gërmojmë këtu e gjë nuk fitojmë. Fshati është i humbur, nuk kujdeset njeri për ne, vetëm Zotin lart kemi”, shprehet e pikëlluar gruaja që ka humbur gjithë prodhimin.
Fermerët thonë së dëmi i shkaktuar është i madh, i kalon mbi 12 milionë lekë. Ata tashmë nuk paguajnë dot as punëtorët. Fermerët të dëshpëruar bëjnë apel shtetit që të vërë dorë.