Një punonjëse e Ujësjellës Kanalizimeve në Pogradec ‘ka ditur sit ë bëhet e pasur’ nëpërmjetë vendit të punës si arkëtare.
Por siç duket startegjia e saj nuk ka zgjatur shumë pasi është zbuluar dhe është shkarkuar menjëherë nga puna.
Sipas ‘Pogradeci News’ punonjësja me iniciale M.B ka shpërdoruar detyrën dhe ka vjedhur 20 milion lekë të vjetra nga UK.
Skema e saj e vjedhjes bëhej nëpërmjetë librezave të qytetarëve të cilat i vuloste për muajt përkatës të pagesave, por nuk i hidhte në sistem.
Si pasojë e këtij veprimi shumë nga abonentët e qytetit të Pogradecit rezultonin debitorë kundrejt UK në Pogradec.
Mësohet se menjëherë pas shkarkimit UK Pogradec ka kallëzuar penalisht ish-punonjësen lidhur me këtë çështje.