Kjo s’kishte ndodhur, kamarierja lë kryeministrin të presë 20 minuta...pas derës

Publikuar tek: bota, më 10:34 16-08-2017 Kjo s’kishte ndodhur, kamarierja lë kryeministrin të presë 20 minuta...pas derës

Kjo s’kishte ndodhur më parë. Kryeministri pret pas derës së restorantit për më shumë se 20 minuta...

Një kamariere e cila njëkohësisht vazhdon studimet, është turpëruar që nuk kaq njohur kryeministrin e vendit të saj duke e lënë të presë bashkë me mikun e tij.

Studentja irlandeze, Emma Kelly, nga Dublini, i kërkoi Leo Varadkar dhe shokut të tij të prisnin në bar për 20 minuta mbrëmjen e së dielës, shkruan newsbomb.al, raporton irishtimes.com.

Ja si e rrëfen ajo gjithçfarë ndodhi:

“Ata donin të uleshin jashtë kështu që u thashë se do të prisnin”. Ajo tha se i kishte pyetur atë nëse ishin irlandezë, para se ta akomodonte në një “tryezë të vogël” por një mikeshë e vuri në dijeni se kujt ishte duke i shërbyer.

Fill pas kësaj, kamarierja shkroi në Twitter “Sinqerisht, çfarë është e gabuar tek unë?”

20-vjeçarja, e cila është në SHBA me një vizë studimi të posaçëm për verën, tha se ndihej “e zënë ngushtë” nga episodi dhe kërkoi falje përpara se ta ulte kryeministrin irlandez dhe shoqëruesin e tij në një tjetër tryezë të madhe. Ai ishte me të vërtetë i këndshëm dhe nuk u revoltua nga fakti se nuk e njohëm. Kështu mendoj”.

Politikani u tregua aq modest sa iu përgjigj edhe në Twitter duke e falenderuar për shërbimin dhe ushqimin e mrekullueshëm.

Mos o zot të lije ndonjë nga zyrtarët tanë 20 minuta në pritje!!

pr.png

 

em.jpg

 

leo.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kujdes! Mos bëni “screenshot” në Instagram. Çfarë ju ndodh
E rrallë, qentë ngjyrë blu pushtojnë qytetin »
Article Logic
Execution time: 0.01265811920166
array(1) { ["section"]=> string(83) "kjo-s-kishte-ndodhur-kamarierja-le-kryeministrin-te-prese-20-minuta-pas-deres-89242" }