Kjo s’pritej, Rama u kërkon falje mësuesve: Ndjesë të thellë e të vërtetë

Publikuar tek: barometri, më 08:03 08-03-2018 Kjo s’pritej, Rama u kërkon falje mësuesve: Ndjesë të thellë e të vërtetë

Rama u kërkon falje mësuesve! Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme, më 7 mars, për festën e mësuesve ka organizuar një ceremoni të veçantë në Kryeministri me mësueset nga i gjithë vendi.

Në fjalën e tij Rama i ka kërkuar falje të gjithë mësuesve të Shqipërisë për shfaqjet e shëmtuara të enjteve në Kuvend.

“Sot t’ju kërkoj ndjesë ju dhe të gjithë mësuesve të Shqipërisë, të thellë e të vërtetë për faktin që unë dhe rraca ime e politikanëve sidomos atyre që çdo të enjte zhvillojnë mësim në kuvendin e Shqipërisë nuk ju ndihmojmë në kryerjen e misionit tuaj thelbësor për të përgatitur njerëz të ditur por edhe për të edukuar qytetarë të mirë. Jo vetëm s’dju ndihmojmë por akoma më keq ju pengojmë cdo të enjte rregullisht. Edhe ditët e tjera por sidomos të enjteve. Shfaqja e të enjtes rrëzon të gjitha fjalët që ne mund të themi gjatë javës në raport me virtytet e dhuntite e mira. Sidoqoftë duke qenë në këtë detyrë kam mundësinë e madhe që në ditët e tjera të javës përvec të enjtes të laj me sa më shumë punë e kontribut në mbështetjen tuaj mëkatet e ditës së enjte. Dhe besoj që në raport me ju ne kemi shumë ende për të bërë, kemi shumë më tepër detyrime se të drejta për të thënë sa kemi bërë por me cdokënd prej jush që udhëhiqet nga arsyeja është e qartë se kemi bërë jo pak në funskion të krijimit të kushteve për arsim dinjitoz”, tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019786834716797
array(1) { ["section"]=> string(78) "kjo-s-pritej-rama-u-kerkon-falje-mesuesve-ndjese-te-thelle-e-te-vertete-112550" }