Klajda Gjosha tregon momentin e trishtë në jetën e saj: Kjo është kënga që përcolla babanë në banesën e fundit

Publikuar tek: aktualitet, më 18:41 24-11-2020 Klajda Gjosha tregon momentin e trishtë në jetën e saj: Kjo është kënga që përcolla babanë në banesën e fundit Klajda Gjosha

Ish-Ministrja e Integrimit në qeverinë Rama, Klajda Gjosha  ka zhvilluar një intervistë ndryshe ditën e sotme, teksa ka treguar disa momente tejet familjare dhe të prekshme.   

Në emisionin “ABC e Pasdites”, Gjosha është prekur pasi në sfond është dëgjuar kënga “Dance me to the end of love”, duke u përlotur.

Ajo ka pohuar se kjo këngë i kujton të atin e saj të ndjerë, ndërsa ka rrëfyer edhe momentin kur i ka dhënë lajmin për ndarjen nga jeta të tij motrës asokohe shtatzënë.

“E para është një këngë për prindërit e mi, nga ku mamin tim në këto momente më duhet ta përshëndes me këtë këngë.  Është një këngë me të cilën ajo zgjohet çdo mëngjes dhe bie çdo darkë për të fjetur. Është këngë që prindërit e mi e kanë kërcyer në çdo festë familjare, shoqërore por jp vetëm. Çdo mëngjes ata të dy zgjoheshin duke vendosur këtë këngë duke e kërcyer dhe pastaj duke u larguar për në punë. Sot babai im nuk jeton më, por edhe ditën e fundit ne e kemi përcjellë pikërisht me këtë këngë. Kjo këngë për mua është shumë, është gjithçka dhe sa herë e dëgjoj sjell kujtime të jashtëzakonshme të familjes sime. Është një këngë që mban gjallë të gjithë ato momente të prindërve të mi dhe të familjes”.

“Ka qenë shumë e vështirë për mua sepse kam qenë unë personi që do t’ia jepja lajmin. Me duhej që përveçse të komunikoja atë çka kishte ndodhur, të ruaja edhe situatën e saj sepse nuk doja kurrsesi që në momente e fundit para se të lindte të krijohej edhe një incident me fëmijën,” përfundoi Gjosha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Në korrik 1990 hyri në ambasadën gjermane', ndërron jetë miku i Presidentit Ilir Meta: Mbeti jetim kur ishte adoleshent...
E PAZAKONTË/ Shqiptari shkel gazin e makinës dhe thyen traun e doganës në Kakavijë, tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme në Greqi, kapet në Janinë »
Article Logic
Execution time: 0.0073730945587158
array(1) { ["section"]=> string(116) "klajda-gjosha-tregon-momentin-e-trishte-ne-jeten-e-saj-kjo-eshte-kenga-qe-percolla-babane-ne-banesen-e-fundit-228977" }