Klajdi Haruni-Florit: U detyrova të mos isha vetvetja o vëllai im

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 00:30 09-12-2015 Klajdi Haruni-Florit: U detyrova të mos isha vetvetja o vëllai im

Këngëtari Klajdi Haruni ka reaguar sot për herë të parë lidhur me votimin e tij në “Kënga Magjike”, ku vlerësoi me 0 pikë këgën e Flori Mumajesit, bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë.

Haruni është shprehur se kishte dëshirë të votonte me pikët maksimale Florin, jo vetëm se e konsideron si vëlla, por sepse kënga e tij ishte më e bukura e festivalit. Megjithatë, komentet e bëra në media dhe rrjetet sociale, të cilat pretendonin se Flori do shpallej fitues për shkak të bashkëpunëtorëve ne festival, ai zgjodhi të mos e votonte.

Reagimi i Klajdi Harunit:

Kënga Magjike tashmë ka mbaruar , çmimet u ndanë edhe pikët gjithashtu u dhanë. Një falenderim shumë i madh shkon për të gjithë ju që më mbështesni e më frymëzoni për të ecur përpara, studion Threedots për atë këngë që përcjell energji pozitive që është aq e bukur e plot ngjyra dhe produksionin e festivalit Kënga Magjike.

Shumë është komentuar nëpër rrjete sociale , portale online apo media të ndryshme pjesa e vlerësimit tim me 0 pikë ndaj atij që unë e kam si vëlla, Flori Mumajesi, e doja të bëja një sqarim për të gjithë ju.

Me shpirt e zemër do ti kisha dhënë pikët maksimale, jo vetëm për faktin e të qënit vëllai im por edhe sepse mendoj që ishte kënga më e bukur e festivalit, kënga që kishte aq shumë shpirt, kënga që të dhuronte aq shumë emocion, pra `me fjalë të vogla` ishte kënga fituese e këtij festivali gjithmonë sipas mendimit tim, por jo vetëm. Pikërisht për shkak të kesaj marrëdhenie, për vetë faktin se të gjitha mediat e shkruara dhe vizive kishin vetëshpallur fituesin, vendosa të mos bëhem pjesë e kësaj loje kaq të pisët, thashethemeve të tipit fiton Flori sepse ka futur gjithë njerëzit e tij apo lobingjeve që nuk kam fjalë si ti quaj, vendosa të mos bëhesha pjesë e gjithë kësaj shfaqje teatrale edhe pse u detyrova të mos isha vetvetja.

Shpresoj të kem mirekuptimin e të gjithëve, ju do Klajdi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031336069107056
array(1) { ["section"]=> string(70) "klajdi-haruni-florit-u-detyrova-te-mos-isha-vetvetja-o-vellai-im-27288" }