KLD emëron gjyqtarët në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lushnje, Vlorë e Pogradec (LISTA ME EMRA)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:16 10-02-2017 KLD emëron gjyqtarët në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lushnje, Vlorë e Pogradec (LISTA ME EMRA)

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 10.02.2017, mbledhjen plenare, e cila nisi me caktimin në pozicion të magjistratëve që kanë përfunduar në periudhën tetor 2013 - qershor 2016 në Shkollën e Magjistraturës. Në përfundim të procesit të votimit Këshilli vendosi emërimin e tyre si më poshtë:

Znj. Oltjona Goxha, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Znj. Semiramis Hoxholli, në Gjykatën Administrative Shkallës Parë Tiranë;

Znj. Besjana Garxenaj,  në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës;

Z.     Ergys Gashi, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës;
Znj.  Fildeze Hafizi, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër;
Znj.  Ersida Bajgora, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnje;

Z.     Bevis Shehaj,  në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë;
Z.     Artan Jahollari, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Më pas magjistratët e emëruar bënë betimin para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Mbledhja vijoi me shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë mbi dhënien e pëlqimit për ushtrimin e detyrës së ndihmësit ligjor pranë Gjykatës së Lartë të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Engert Pëllumbi.

Në vijim Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës të pensionit të magjistrates Drita Velia, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Këshilli vijoi, me miratimin e dorëheqjes së gjyqtarëve I.Ç., gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë dhe I.P. gjyqtarë në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Elbasan.

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli vijoi me shqyrtimin e kërkesës të ministrit të Drejtësisë, për procedimin disiplinor për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Vlorë, P.A. Në përputhje me procedurën, anëtarët e KLD-së, pasi dëgjuan observacionin e gjyqtarit, vendosën rrëzimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë.

Sipas përcaktimeve të rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 "Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve". Në përfundim, Këshilli miratoi aktet e vlerësimit për gjyqtarët e mëposhtëm:

Gjyqtare Liljana Baku, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Gjyqtare Matilda Shalla, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. (2010-2012)

Gjyqtare Nertina Kosova, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.

Gjyqtar Gjovalin Përnoca, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.

Gjyqtare Enkela Bajo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjyqtar Altin Abdiu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjyqtare Arta Duka, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. (2012)

Gjyqtare Regleta Panajoti, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjyqtar Petraq Dhimitri, Gjykata e Apelit Durrës. (2010-2012)

Gjyqtar Kreshnik Omari, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjyqtar Eriol Roshi, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë. (2010-2012)

Gjyqtar Albert Meça, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjyqtare Elona Stavri, Gjykata e Apelit Tiranë

Gjyqtar Ramazan Avdiu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan. (2010-2012)

Gjyqtare Anila Kristani, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.​

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Marrin votat e periferisë, por jetojnë në Bllok. 66% e deputetëve banorë në Tiranë (FOTO)
Zbulohet 1 ton drogë, shumë pranë vendit ku ra avioni i pilotit italian në Ishëm »
Article Logic
Execution time: 0.010565042495728
array(1) { ["section"]=> string(90) "kld-emeron-gjyqtaret-ne-tirane-durres-shkoder-lushnje-vlore-e-pogradec-lista-me-emra-68343" }