KLD merr vendimin për gjyqtarët e skandaleve Shyqyri Çobo dhe Ibrahim Hoxha

Publikuar tek: aktualitet, më 19:36 09-05-2017 KLD merr vendimin për gjyqtarët e skandaleve Shyqyri Çobo dhe Ibrahim Hoxha

U dënuan nga drejtësia me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës Këshilli i Lartë i Drejtësisë shkarkon nga detyra gjyqtarin e Dhomës Civile Tiranë, Ibrahim Hoxha dhe gjyqtarin e Beratit Shyqyri Çobo.

Hoxha u dënua nga krimet e rënda me dy vite burg, dënim i cili u la në fuqi dhe nga apeli i krimeve. Gjyqtari u hetua dhe dënua me akuzën e korrupsionit ku në këmbim të 600.000 mijë lekëve ofroi një vendim pronësie në favot të një pale në proces trazhgimie për pronën.

Ndëkohë gjyqtari Çobo u hetua e dënua me 1 vit e tetë muaj shërbim prove pasi ai u vu në akuzë për ngacmim seksual e shpërdorim detyre ndaj një qytetarje e cila me Çobon kishte seancat e divorcit me të shoqin në Gjykatën e Beratit.

Në mbledhjen e sotme, KLD ka vendosur të shpallë dhe vendin vakant në Gjykatën e Apelit të kryeqytetit të gjyqtarit Zamir Poda pasi ky i fundit ka mbushur moshën e pensionit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Plas sherri mes ish-kunetërve në urbanet e Tiranës, “çuditet” gjithë autobuzi
Zjarr masiv natën vonë në Shkodër, vonon zjarrëfikësja dhe shkrumbohen dy lokale (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010046005249023
array(1) { ["section"]=> string(81) "kld-merr-vendimin-per-gjyqtaret-e-skandaleve-shyqyri-cobo-dhe-ibrahim-hoxha-78048" }