KLD merr vendimin për gjyqtarin e arrestuar Shkëlqim Miri

Publikuar tek: aktualitet, më 19:54 17-11-2017 KLD merr vendimin për gjyqtarin e arrestuar Shkëlqim Miri

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur të pezullojë nga detyra gjyqtarin e arrestuar për korrupsion Shkëlqim Miri.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të KLD-së të drejtuar nga Presidenti Ilir Meta.

Shkëlqim Miri u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pas hetimeve dhe përgjimeve ku rezultoi të kishte marrë 30 milion lekë rryshfet për ndryshimin e masës së sigurisë së Gentian Dodës, i dënuar për vrasje të dyfishtë në vitin 1997.

Gjyqtarit të Apelit, Miri, paratë iu gjetën në banesë gjatë një kontrolli të befasishëm të policisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.055282831192017
array(1) { ["section"]=> string(63) "kld-merr-vendimin-per-gjyqtarin-e-arrestuar-shkelqim-miri-99951" }