KLD shkarkon gjyqtarin e Elbasanit që fshehu pasurinë

Publikuar tek: politike, më 21:03 17-11-2017 KLD shkarkon gjyqtarin e Elbasanit që fshehu pasurinë

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, përveç vendimit për pezullimin e gjyqtarit të arrestuar për korrupsion, Shkëlqim Miri, KLD ka vendosur dhe shkarkimin e një tjetër gjyqtari.

Bëhet fjalë për gjyqtarin Qani Hasa. Hasa punonte si gjyqtar në Gjykatën e Elbasanit.

Qani Hasa akuzohet për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë” si dhe “shpërdorim të detyrës”.

Nga hetimi ka rezultuar se Hasa ka paraqitur deklarime të rreme në formularin e deklarimit të pasurisë lidhur me aktin e shitjes së një apartamenti.

“Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli vendosi me shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Elbasan, Q.H, për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi”, bën me dije KLD.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.35568284988403
array(1) { ["section"]=> string(59) "kld-shkarkon-gjyqtarin-e-elbasanit-qe-fshehu-pasurine-99959" }