Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur në mbledhjen e sotme pezullimin e gjyqtarit të Kavajës Osman Aliu, pas kërkesës së ministrit të Drejtësisë Nasip Naço. Gjyqtari Osman Aliu është nën hetim për fshehje pasurie dhe pastrim parash pas kallëzimit nga ILDKPI.
Gjatë mbledhjes së KLD është vendosur edhe shkarkimi i gjyqtarit të Porgadecit Dhimitër Pojanaku pasi ka marrë 50 mijë lekë rryshfet. Dhimitër Pojanaku është i dënuar me vendim të formës së prerë për korrupsion.