Kledi Kadiu me Charlotten dhe vajzën në Formentera: Nuk kemi ndërmend për dasëm këtë vit (FOTOT e PUSHIMEVE)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:43 22-07-2016 Kledi Kadiu me Charlotten dhe vajzën në Formentera: Nuk kemi ndërmend për dasëm këtë vit (FOTOT e PUSHIMEVE)

Kanë kaluar 6 muaj që kur Kledi Kadiu është bërë babai I të voglës Lea, vajza e parë që ka lindur nga lidhja e tij me shoqen e tij 24 vjeçare Charlotte Lazzari, me të cilën, për momentin, nuk flitet për një dasëm, thuhet në ekskluziven e revistës Gente në Itali, që ka sjellë edhe një album fotografik me fotot e para të pushimeve të familjes së re.

Familja është vendosur në Formentera në pushimet e para të të treve bashkë. Ata janë shprehur të lumtur për këtë udhëtim të parë.

“Kemi qenë ekzaktësisht këtu një vit më parë për herë të parë. Më kanë bindur miqtë e mi që më kanë folur për këtë ishull magjik. Dhe ishte magjik edhe për ne” tha balerini që më në fund është duke u kënaqur me Lean e tij. “Charlotte dhe unë kaluam pushime fantastike. Në gusht, do të shkojmë në Romagna, Rimini, vendin e prindërve të Charlotte” thotë balerini.

“Kanë kaluar vetëm pak muaj nga ardhja në jetë e Leas, por gjithçka në ndryshimin tonë ka ndodhur ditë pas dite. Jemi duke jetuar parajsën”. Ai flet edhe për dashurinë për Charlotte. “Eshtë e vërtetë që ajo është 18 vjet më e vogël se unë. Por nuk kisha takuar kurrë ndonjëherë një grua me të cilën të ndaja një project jete, me të cilën fjalët kyc ishin mbështetje reciproke” thotë ai për Charlotte. Ndërkohë që nuk mendon se tani për tani ka ndërmend ta çojë në altar. “Martesa tani për tani nuk është në planet tona, tani jemi duke iu dedikuar Leas”, thotë Kledi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.049460887908936
array(1) { ["section"]=> string(111) "kledi-kadiu-me-charlotten-dhe-vajzen-ne-formentera-nuk-kemi-ndermend-per-dasem-kete-vit-fotot-e-pushimeve-47410" }