Edhe pse nuk është betuar ende si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka marrë kërcënimin e parë nga Irani, shtet që i ka hapur jo pak probleme amerikanëve.
Kleriku Iranian Ayatollah Ahmad Khatami i është drejtuar Trump-it me fjalë të ashpra duke i thënë të kërkojë falje pasi i ka quajtur iranianët terroristë gjatë fushatës së tij.
Gjatë një interviste për një radio në vend, Khatami tha se Trump duhet të gjejë ndonjë gjë tjetër më të mirë për të bërë, sesa të luajë me bishtin e luanit., raporton Newsbomb.al.
Ai më tej tha se Irani nuk ka për qëllim të përfshihet në zgjedhjet e një shteti tjetër.