Klevis Balliu krah banorëve të Astirit: 1000 herë më mirë me ta se me hajdutët e Parlamentit

Publikuar tek: politike, më 21:30 21-05-2019 Klevis Balliu krah banorëve të Astirit: 1000 herë më mirë me ta se me hajdutët e Parlamentit

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu vazhdon ende të qëndrojë në krah të banorëve të Astirit, të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre për ndëtimin e Unazës së Re.

Balliu ka postuar foto nga protesta e pasdites së sotme, ndërsa shkruan se është 1 mijë herë më të qëndrojë me ta sesa në Parlament me hajdutët.

'Banorët e Unazës edhe sot bashkarisht në rrugë kundër projektit korruptiv. 1000 herë më mirë në rrugë me këta banorë se sa në Parlament me ata hajdut. Bashkë do ja dalim. Në datën 25 do të jemi të gjithë bashkë më të bashkuar se kurrë kundër kësaj klike mafioze që shkatërron shtëpitë e qytetarëve për të mbushur xhepat e pushtetarëve', shkruan Klevis Balliu.

Pak javë më parë Balliu u mbajt për 3 ditë në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës pasi bashkë me një grup protestuesish qëlluan me gurë efektivët e FNSH dhe Shqiponjave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025182008743286
array(1) { ["section"]=> string(98) "klevis-balliu-krah-banoreve-te-astirit-1000-here-me-mire-me-ta-se-me-hajdutet-e-parlamentit-165191" }