Klevis Balliu largohet nga PD për të kandiduar me LSI? Ish-deputeti në Euronews: Aty kam shtëpinë!

Publikuar tek: politike, më 22:03 26-10-2020 Klevis Balliu largohet nga PD për të kandiduar me LSI? Ish-deputeti në Euronews: Aty kam shtëpinë! Klevis Balliu

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu edhe pse nuk ka marrë mbështetjen e nevojshme nga anëtarësia e PD-së në Pogradec për t’u kandiduar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, thotë se kjo çështje do të sqarohet shumë shpejt.

I pyetur nga Ilva Tare nëse kjo ka ardhur për shkak se angazhimi i tij nuk ka qenë i përqendruar në zonën elektorale por në Tiranë, ai mohoi një fakt të tillë.

“Për këtë çështje do të ketë një moment të dytë që do të sqarohet. Për sa i takon angazhimit tim në Pogradec dhe kjo mund të verifikohet nga rrjetet sociale, për dy vjet të paktën dy ditë të javës kam qenë në Pogradec. Nuk është çështja se do të jap vetëm unë përgjigje por do të sqarohet gjithçka shumë mirë për të gjithë”, u shpreh ish-deputeti.

Lidhur me zërat për largimin e mundshëm nga PD drejt kandidimit për Lëvizjen Socialiste për Integrim, z. Balliu tha se kjo është e pavërtetë duke mohuar kategorikisht largimin nga partia.

“Unë nuk u bëra demokrat kur u bëra deputet. Unë kam lindur demokrat dhe jam rrit në protestat e kësaj partie. Me LSI kam pasur dhe do të kem marrëdhënie jashtëzakonisht shumë të mira, por nuk mund të largohem nga PD, pasi është si ju të largoheshin nga shtëpia juaj. Unë aty kam shtëpinë”, përfundoi z. Balliu.

Gjatë procesit të votimit brenda PD-së për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit, Klevis Balliu u votua masivisht kundër në Pogradec. Nga 450 anëtarë që votuan, ai mori 310 vota kundër. Votë kundër kandidimit mori dhe ish-kryetari i bashkisë, Eduart Kapri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Aty janë spiunët’, Murrizi nxjerr letrën, analisti shpërthen live: S’ka bir nëne dhe bir ku*ve që t’më akuzojë si spiun mua (E PLOTË)
‘Lefter Koka u largua nga LSI për shkak të inceneratorëve’, Kryemadhi: Njerëzit besojnë më shumë Monikën se Edi Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.011037111282349
array(1) { ["section"]=> string(102) "klevis-balliu-largohet-nga-pd-per-te-kandiduar-me-lsi-ish-deputeti-ne-euronews-aty-kam-shtepine-225278" }