Klevis Balliu nuk njeh Majlinda Bregun!? Ish-deputeti: S’ kam patur kontakt me të, keqardhje për Topallin

Publikuar tek: politike, më 22:30 23-10-2019 Klevis Balliu nuk njeh Majlinda Bregun!? Ish-deputeti: S’ kam patur kontakt me të, keqardhje për Topallin Klevis Balliu - Majlinda Bregu

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu, i ftuar pasditen e sotme në një emision televiziv, ka komentuar disa politikanë shqiptar, mes tyre Majlinda Bregu e Jozefina Topalli. 

I pyetur në emisionin “Vizioni i pasdites”, Balliu ka komentuar fillimisht ish-kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, për të cilën është shprehur se dikur kishte simpati për të, por tashmë ndjente keqardhje që është reshtuar sipas tij “në krahun tjetër”.

“Më shumë keq sot që e shoh atë të reshtuar me ata njerëz që dje ka akuzuar”, tha Balliu, ndërsa kur në monitor u shfaq Majlinda Bregu, ish-deputeti e injoroi duke thënë se nuk e njihte.

“Të jem i sinqertë këtë nuk e njoh mirë, nuk kam patur asnjëherë kontakt dhe s’di  cfarë të them , por është një mbështetëse shumë e fortë e qeverisë sot”, u shpreh Klevis Balliu. /Newsbomb.al

Screenshot_9.jpg

Screenshot_10.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024452209472656
array(1) { ["section"]=> string(107) "klevis-balliu-nuk-njeh-majlinda-bregun-ish-deputeti-s-kam-patur-kontakt-me-te-keqardhje-per-topallin-183247" }