Klevis Balliu pas protestës: Ora po ecën mbrapsht për këtë qeveri! Lulzim Basha bëri një gjë të jashtëzakonshme

Publikuar tek: politike, më 15:12 29-01-2018 Klevis Balliu pas protestës: Ora po ecën mbrapsht për këtë qeveri! Lulzim Basha bëri një gjë të jashtëzakonshme

Deputeti i ri i PD, Klevis Balliu në një intervistë për Ola Brukon e News 24 ka deklaruar se orët e qeverisë Rama dy po mbarojnë. Balliu tha se beteja kundër qeverisë do të vazhdojë në çdo formë në mënyrë frontale ndërsa theksoi se kreu i PD Lulzim Basha bëri diçka të jashtëzakonshme me protestën e 27 janarit.

“Një protestë si kjo nuk është parë kurrë në Shqipëri, kjo vjen për shkak të dëmit ekonomik që i është bërë shqiptarëve nga qeveria Rama. Kjo protestë provon, ose fakton një bashkim të jashtëzakonshëm jo vetëm të demokratëve por gjithë shqiptarëve, aty kishim njerëz edhe të backgroundeve të majta. S’mund të thuash që në atë shesh ishin vetëm demokratë.

Ora ka filluar ecën mbrapsht për këtë qeveri. Do vazhdojë beteja në të gjitha mënyrat, në parlament, në komisione, në sheshe, me gjithë ata që mendojnë se alternativa Rama është alternativa e degradimit ekonomik të çdo shqiptari.

Ke një qeveri e cila është në minoritet me shqiptarët, që nuk i ka votat, është e inkriminuar. S’janë më akuza politike. Koha për akuza politike u kalua se ato akuza u faktuan. Zotin Rama nuk do ta rrëzoj unë, do e rrëzojnë shqiptarët. Aksioni politik filloi këtu, aksioni do varet edhe nga përgjegjësia që do ketë kjo qeveri. Këmbanat kanë rënë për ata që kanë veshë.

Ajo protestë fshiu çdo zë që fliste për përçarje në PD. Të përjashtuarit nga listat erdhën si njerëz që i bashkohen idesë që kjo qeveri nuk ngjall asnjë shpresë.

Lulzim Basha bëri me datë 27 janar një gjë të jashtëzakonshme duke bashkuar si kurrë më parë shqiptarët duke vënë përpara interesin kombëtar para interesit partiak”, u shpreh Balliu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010658025741577
array(1) { ["section"]=> string(116) "klevis-balliu-pas-protestes-ora-po-ecen-mbrapsht-per-kete-qeveri-lulzim-basha-beri-nje-gje-te-jashtezakonshme-108357" }