Klevis Balliu sulmon Sandër Lleshajn: I ke mbushur kafen babait tim, ke ecur goxha, por mbetesh servil

Publikuar tek: aktualitet, më 18:58 17-05-2019 Klevis Balliu sulmon Sandër Lleshajn: I ke mbushur kafen babait tim, ke ecur goxha, por mbetesh servil Ministri i Brendshem Sander Lleshaj dhe ish bashkepuntori i Sigurimit te Shtetit, Dhori Spirollari

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka publikuar një foto të ministrit aktual të Brendshëm, Sandër Leshaj, në krah të njërit prej bashkëpuntorve më të përfolur të Sigurimit të Shtetit, Dhori Spirollarit, i njohur me pseudonimin ‘Studiuesi’.

Me anë të një postimi në rrjetin  social Facebook, Balliu shkruan se ministri Lleshaj dikur ishte një vartës i babait të tij, Fahri Balliut dhe që prej asaj kohe ka përparuar shumë në grada duke u servilosur.

Ish deputeti Balliu shton se edhe ministri i Brendshëm do të mbajë përgjegjësi për dhunën ndaj qytetarëve dhe arrestimet e paligjshme që ka bërë.

Postimi i plotë:

Në krah të Dhori Spirollarit, bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Studiuesi’, Sandër Leshi kërcënon qytetarët.

Në fak Spirollari duhet shkarkuar nga detyra, pasi ai është konfirmuar si pjesë e Sigurimit të Shtetit edhe nga Autoriteti i Dosjeve.

Sander Lleshi që kur mbushje kafen e babait tim ke ecur goxha, por ti e di mirë që fuqia e qytetarëve nuk përballohet dot nga një servil si ty.

Farsa elektorale nuk ka më në Shqipëri është koha për zgjedhje.

Tani ty në fakt atë të kanë thënë të thuash dhe po e deklaron, por duhet të kesh parasysh që përgjegjësi do të mbash edhe ti për dhunën ndaj qytetarëve dhe arrestimet e paligjshme që ke bërë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072028636932373
array(1) { ["section"]=> string(106) "klevis-balliu-sulmon-sander-lleshajn-i-ke-mbushur-kafen-babait-tim-ke-ecur-goxha-por-mbetesh-servil-164683" }