“KLGJ dhe KLP”, Rama paralajmëron nga foltorja: Do votohet edhe po t’i hidhni ju këpucët në hava

Publikuar tek: politike, më 13:25 08-02-2018 “KLGJ dhe KLP”, Rama paralajmëron nga foltorja: Do votohet edhe po t’i hidhni ju këpucët në hava

Kryeministri Rama nga foltotja e Kuvendit paralajmëroi se në seancën e sotme do të votohet për ngritjen e KLGJ dhe KLP. Ndërsa ironizoi sërish Kryemadhin për këpucën.

‘Bertisni apo nuk bërtisni ju hidheni ju përpjetë KLGJ dhe KLP do votohet sot. Mbaron sot filmi me gogla ne do votojmë ju nuk do votoni. Këtu mbaron fundi i gjithë një përpjekekje pa fund. Dilni ju zbathur dhe i hidhni këpucët në hava si raketa që sulmojnë Korenë e Veriut”, u shpreh Rama.

Më shumë nga fjala e Kryeministrit:

Keni bërë shumë Sali, keni mbuluar shumë. Si do ja bëni tani. Bertisni apo nuk bërtisni ju hidheni ju përpjetë KLGJ dhe KLP do votohet sot. Mbaron sot filmi me gogla ne do votojmë ju nuk do votoni. Si me 11? Mos u mërzit ne bëjmë tonën. Këtu mbaron fundi i gjiThë një përpjekjeje pa fund. Dilni ju zbathur dhe i hidhni këpucët në hava si raketa që sulmojnë Korenë e Veriut. Fshesa ka filluar për të dashtunit e tu Sali.

Plepat do shemben, ai filiz që u mboll këtu para 2 vjetësh edhe me votën tuaj. Ai filiz do rritet, trungu i ri i drejtësisë së re nuk do lejohet të sharrohet me sharrën e Shabanit. Shabani që sharron me sharrë nuk është më qeveria që qeverisnit ju, shshshsh. Mbaroi Sali. Lëri bijtë të luftojnë tani, shiko hallet e tua se ke halle të mëdha përpara. Nuk të ndihmojmë dot ne, as Amerika, as BE. Saliu i di më mirë nga të gjithë edhe marrëveshjen e detit ai e di më mirë. Saliu divorcin e vet e bëri kur braktisi partinë e vet. Këto minuta le ti marrë Saliu për replikë kryetar. Por  një gjë ta dini mirë të gjithë se Shqipëria me Amerikën nuk ndahen. Këtu ndarja është shumë e qartë. Me kë jeni me drejtësinë apo me pandëshkueshmërinë. Me kë jemi, me fotografitë e së shkuarës apo me Shqipërinë e drejtë të së nesërmes kjo është ndarja dhe në këtë ndarje ju jeni të vetëm. Vazhdoni dhe maskohuni si izraelitë dhe palestinezë, por më mirë si eskimez me atë bunkerin e shqupit. Hajde Sali ke 6 minuta për të folur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098130702972412
array(1) { ["section"]=> string(99) "klgj-dhe-klp-rama-paralajmeron-nga-foltorja-do-votohet-edhe-po-t-i-hidhni-ju-kepucet-ne-hava-109571" }