KLGJ shtyu vendimin për Dvoranin, revoltohet Manjani: Institucioni i ri i Reformës nuk ka b*thë të zbatojë Kushtetutën

Publikuar tek: politike, më 17:31 05-05-2020 KLGJ shtyu vendimin për Dvoranin, revoltohet Manjani: Institucioni i ri i Reformës nuk ka b*thë të zbatojë Kushtetutën

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar vendimin e KLGJ-së, në lidhje me shtyrjen e vendimit për Ardian Dovanin, për të cilin presidenti Ilir Meta thotë se duhet të ishte larguar nga detyra tashmë. 

Manjani thotë se ky veprim nga ana e KLGJ-së, tregon se institucioni nuk zbaton Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në të cilën thuhet qartë se “Mandati i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë është 9 vjet”.

Reagimi i Ylli Manjanit

Ky vendimi që nuk merr vendim i KLGJ, por që do të pyesë medemek ekspertët e USAID dhe EURALIUS, është trishtim i madh.

Trishtim kur sheh se si institucioni i ri i Reformës nuk ka as bythë të zbatojë drejtpërdrejt Kushtetutën e Republikës!

Kushtetutën, jo interpretimet rreth saj, as të Presidentit po deshën, por të Gjykatës Kushtetuese e kanë me detyrim.

Edhe njëherë e përsërisim se Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese e thonë qartë që "Mandati i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë është 9 vjet" .

Pra vetëm 9 vjet! Jo 9+ sa ti dojë qejfi vetë gjyqtarit!!! Çfarë llogjike është kjo?!

Është krejt e thjeshtë dhe e qartë është kjo punë. Artimetikë e klasës së katërt. Thjesht në numërojnë sa vite ka në detyrë gjyqtari Ardian Dvorani.

Se ç'punë ka USAID e EURALIUS të japë mendim mbi qëndrimet zyrtare të shtetit, këtë vetëm KLGJ e di!!!!

Si ka mundësi që disa ekspertë pa emër e pa cv, të paguar për t'i shërbyer qeverisë na zëvendësokan Kushtetutën, Gjykatën Kushtetuese e madje edhe vetë KLGJ?!

Po ti kërkojnë mendim Komisionit të Garancive Statutore të PS më mirë.

Edhe juristët e Kryeministrisë, të Kodifikimit po e po, janë më bindës sesa USAID e EURALIUS.

Çfarë lesh reforme quhet kjo?!

Pa shpresë...!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009620189666748
array(1) { ["section"]=> string(123) "klgj-shtyu-vendimin-per-dvoranin-revoltohet-manjani-institucioni-i-ri-i-reformes-nuk-ka-b-the-te-zbatoje-kushtetuten-205275" }