Klientët shkojnë në butikun e firmës së fuqishme, shokohen nga çfarë gjejnë nëpër xhepat e rrobave

Publikuar tek: bota, më 13:17 06-11-2017 Klientët shkojnë në butikun e firmës së fuqishme, shokohen nga çfarë gjejnë nëpër xhepat e rrobave

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Stamboll të Turqisë ku blerësit në një dyqan të kompanisë “Zara” kanë gjetur disa shënime nëpër xhepat e rrobave.

Këto shënime janë shkruar nga punonjësit e firmës të cilët kishin vendosur të ankoheshin për mospagesën e rrogave.

Nëpër mesazhe thuhej: “Unë e kam bërë këtë rrobë që ti do blesh por nuk jam paguar.”

Sipas agjencisë Associated Press punonjësit e firmës dhe individët që prodhojnë rrobat në fabrikë kanë lënë mesazhe sekrete brenda xhepave të rrobave, shkruan standard, raporton newsbomb.al.

Këto shënime janë lënë pasi punonjësit e një fabrike Bravo Tekstil që bën rroba për Inditex, kompaninë ortake të Zarës kanë mbetur pa paguar pas mbylljes së fabrikës.

Ato kanë nënshkruar dhe një peticion online për të rritur ndërgjegjësimin e kërkesës së tyre dhe që tani janë mbledhur 19 mijë firma.

Nuk është hera e parë që kompania Zara është bërë e njohur për shkelje të etikës. Ajo është akuzuar për shfrytëzimin e fëmijëve që vinin nga lufta në Siri.

zara-shoppers-find-secret-message-by-unpaid-workers-hidden-in-garments-pockets-world-of-buzz-3-768x510.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shokuese, gruaja sulmohet nga tigri në kopshtin zoologjik, vizitorët në panik
E godet rrufeja duke bërë sërf, humb jetën ish-futbollisti i “Seria A” »
Article Logic
Execution time: 0.011127233505249
array(1) { ["section"]=> string(103) "klientet-shkojne-ne-butikun-e-firmes-se-fuqishme-shokohen-nga-cfare-gjejne-neper-xhepat-e-rrobave-98532" }