Klienti i lë kamarieres 200 dollarë bakshish, ajo shpërthen në lot kur zbulon motivin

Publikuar tek: bota, më 16:23 28-04-2015 Klienti i lë kamarieres 200 dollarë bakshish, ajo shpërthen në lot kur zbulon motivin

Një grua e cila punonte si kameriere ka marrë 200 dollarë bakshish, ndërkohë që fatura e klientit kushtonte vetëm 9 dollarë.

Në të vërtetë nuk ishte një bakshish i mirëfilltë, pasi klienti ia ka dhuruar paratë kamarieres me qëllim që të vizitonte djalin e saj që jetonte larg. Dhuruesi e ka dëgjuar atë duke folur në telefon me të birin dhe i ka lënë 200 dollarë me një shkrim mbi faturë: “Brandi, faleminderit për shërbimin. Të dëgjova duke folur me djalin tënd. Përdori këto para për ta vizituar atë”. 

Kamarierja-nënë është tronditur nga ky gjest humanitar. Ajo ka ndarë me miqtë foton e faturës së shkruar nga dhuruesi duke shkruar: “Njerëzit e sjellshëm dhe të dashur ekzistojnë akoma”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032511949539185
array(1) { ["section"]=> string(89) "klienti-i-le-kamarieres-200-dollare-bakshish-ajo-shperthen-ne-lot-kur-zbulon-motivin-9884" }