Klosi: Do rritet paga minimale në sektorin privat

Publikuar tek: ekonomi, më 18:37 10-02-2017 Klosi: Do rritet paga minimale në sektorin privat

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka deklaruar që paga minimale për efekt të sigurimeve shoqërore pritet të rritet. Çështja do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar të Punës.

“Në javën e ardhshme do të kemi një vendim të Këshillit Kombëtar të Punës, i cili do të vendosë për rritjen e pagës minimale. Paga minimale për punonjësit e administratës është rritur në nivelin 370 mijë lekë të vjetra”, tha Klosi.
Qeveria ka pohuar se propozimi është diskutuar edhe me grupet e interesit.

Niveli i pagës minimale pritet të arrijë në 23,000-24,000 lekë, i cili aktualisht është 22,000.

Bizneset më parë janë ankuar se rritja e pagës minimale e palidhur me produktivitetin do t’i dëmtojë ata, ndërsa sipas qeverisë, niveli i ndryshimit është i vogël dhe nuk pritet të ndikojë në konkurrueshmërinë e bizneseve.

Rritja e pagës minimale sjell automatikisht dhe atë të pagës maksimale, por rregulli që paga maksimale është sa pesëfishi i asaj minimale është prishur që prej dy vitesh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026329040527344
array(1) { ["section"]=> string(54) "klosi-do-rritet-paga-minimale-ne-sektorin-privat-68355" }