Klosi-Mustafës: Për luftën nuk kanë gojë të flasin ata që u përpoqën të fshihen në skuta

Publikuar tek: aktualitet, më 14:57 26-04-2015 Klosi-Mustafës: Për luftën nuk kanë gojë të flasin ata që u përpoqën të fshihen në skuta

Ish shefi i SHIK-ut Fatos Klosi tha gjatë një interviste për emisionin “Komitet” se politika që udhëhiqte Ibrahim Rugova ishte pa krye dhe nëse do të vazhdonte, ka mundësi që Kosova të mos ishte çliruar. Por pas kësaj deklarate reagimi i liderit të LDK-së Isa Mustafa ka qenë i ashpër duke e quajtur Klosin një kryespiun, duke thënë se SHIK-u që në atë kohë drejtohet prej Klosit, ka përçarë UÇK-në dhe ka ndihmuar Serbinë.

Sipas Klosit, të vërtetën e luftës për çlirimin e Kosovës “e dinë dhe mund ta thonë vetëm ata që luftuan në radhët e UÇK-së, ata që punuan dhe luftuan së bashku me të, aleatët e saj shqiptarë e të huaj. Për këtë aspekt, nuk kanë gojë të flasin ata që gjatë luftës u përpoqën të fshihen në skuta”, ka thënë Klosi për gazetën “Dita”.

Zoti Klosi, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ju ka sulmuar dje shumë ashpër lidhur me një intervistë tuajën në mediat kosovare. Ai ju sulmon direkt ju kur thotë: “SHIK­u shqiptar, sepse shërbime të tilla me sjelljen e tyre më shumë u kanë shërbyer regjimeve dhe Serbisë, vëllavrasjes e hasmërive të brendshme, sesa pavarësisë së Kosovës dhe interesave kombëtare”. Si u ndjetë kur lexuat etiketimet e zotit Mustafa?

Më vjen shumë keq që një politikan, që sot pretendon të qeverisë Kosovën, acarohet kaq shumë nga opinion i një qytetari, opinion që nuk vjen nga informacione sekrete, është thjesht një opinion i formuar gjatë përcjelljes së gjithë aktivitetit politik, publik të Z. Rugova.

Ju keni folur për UÇK-në si protagoniste e luftës për çlirimin e Kosovës. Çfarë mendoni se i ka “djegur” zotit Mustafa nga intervista juaj?

Sigurisht, duke u hequr se po mbron figurën e Rugovës, ai përpiqet të justifikojë sjelljen dhe qëndrimin e tij lidhur me luftën e UÇK-së.

Sipas jush, a e ka përshpejtuar apo ngadalësuar çlirimin e Kosovës Ibrahim Rugova?

Nëse SHIK-u u përpoq ta përçante apo ta kompaktësonte UÇK-në, këtë e dinë dhe mund ta thonë vetëm ata që luftuan në radhët e UÇK-së, ata që punuan dhe luftuan së bashku me të, aleatët e saj shqiptarë e të huaj. Për këtë aspekt, nuk kanë gojë të flasin ata që gjatë luftës u përpoqën të fshihen në skuta të rehatshme, sa më larg saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tiranë, arrestohet doganieri dhe një tregëtare për korrupsion dhe kontrabandë
Librazhd, gjendet trupi i pajetë i një femre pranë një përroi »
Article Logic
Execution time: 0.012820959091187
array(1) { ["section"]=> string(92) "klosi-mustafes-per-luften-nuk-kane-goje-te-flasin-ata-qe-u-perpoqen-te-fshihen-ne-skuta-9724" }