Klosi: Rritja e pensioneve në masën 1.6%, secili do marr atë që meriton

Publikuar tek: ekonomi, më 13:33 27-07-2016 Klosi: Rritja e pensioneve në masën 1.6%, secili do marr atë që meriton

Qeveria shqiptare miratoi sot rritjen e pensioneve për 635,000 pensionistë në bazë të indeksit të çmimeve.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, në një deklaratë për median ka bërë të ditur indeksimin e pensioneve në masën prej 1.6%.

 “Jam përpara jush për të bërë me dije vendimet e sotme të qeverisë. Edhe njëherë kam kënaqësinë që përmes jush të sqaroj të gjithë qytetarët shqiptarë miratimin e 4 vendimeve shumë të rëndësishme që lidhen me pensionet dhe skemën e kontributeve shoqërore, një angazhim madhor joni për ti dhënë fund kaosit që trashëguam në këtë institucion. Si vendimin më të rëndësishëm të këshillit të ministrave, veçoj atë të rritjes së pensioneve. Rritja e pensioneve do të bëhet për të gjitha kategoritë e pensionistëve dhe ajo do të jetë në masën 1.6 përqind".

Ai përcaktoi datat e zbatimit të vendimit të marrë nga ministrat.

“Rritja e pensioneve, vendimi për të cilën u mor sot, do të zbatohet nga data 1 gusht 2016. Efektet financiare për zbatimin e këtij projektvendimi nga data 01.08.2016 dhe deri në 31.12 2016, llogariten në shumën 662 milionë lekë dhe do të përballohen nga fondet e planifikuara për rritjen e pensioneve në Buxhetin e Shtetit për vitin 2016, pra vetëm për gjysmën e mbetur të vitit.

Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë projekt vendim do të përfitojnë rreth 635,000 pensionistë, prej të cilëve o 461,000 janë pensione qyteti, o rreth 142,000 janë pensionistë që marrin pensione fshati dhe rreth 32,000 janë pensione të parakohshme suplementare të ish­-ushtarakëve, policëve dhe punonjësve të Gardës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë si dhe trajtime të

 Edhe pas aplikimit te indeksit, pensionisti, krahas të ardhurave nga pensionisti do të vazhdojë të marrë të ardhura të tjera që jepen me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave.

Krahas vendimit për rritjen e pensioneve, qeveria miratoi sot edhe disa vendime të tjera. Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “ Për barazimin e masës së shtesës së pensioneve të posaçme shtetërore…”

Vendimi rregullon një padrejtësi ndër vite ndaj një sërë figurash të vlerësuara, të artit, kulturës, sportit e shkencës, që kanë dalë në vite të ndryshme në pension dhe vendimet për pensionet e posaçme për këto personalitete kane dalë në kohë të ndryshme.

Këto pensione kanë qenë jo të barabarta, duke qenë se në vite të ndryshme trajtimet me pensione të veçanta kanë qenë të ndryshme. Për këtë shkak këto emra të shquar të këtyre fushave, ndaj të cilëve kemi të gjithë nderimin dhe respektin maksimal për kontributin që kanë dhënë , kanë marrë pension jo të barabartë.

 Sipas këtij vendimi parashikohet të përfitojnë 286 persona, të cilat aktualisht përfitojnë pension pleqërie, ose familjar dhe kanë kontribuar në fushën e shkencës, kulturës, arteve, ekonomisë dhe politikës.

Efektet financiare të këtij vendimi fillojnë nga data gushti i këtij viti. Fondi për këtë në gjysmën e dytë të mbetur të vitit, është 6 milion lekë dhe do të jepet nga Buxheti i Shtetit.

 Ai ka akuzuar qeverinë e mëparshme në lidhje me skemën e  pensioneve dhe thekson që sot do i jepet fund burokracisë dhe secili do të marr atë që meriton.

“Do i jepet fund burokracisë për përfitimin e kontributeve të tyre. Po bëhet një punë për përmirësimin e situatës, dhe secili të marr atë që meriton”- ka theksuar Klosi.  

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025614976882935
array(1) { ["section"]=> string(74) "klosi-rritja-e-pensioneve-ne-masen-1-6-secili-do-marr-ate-qe-meriton-47879" }