Klosi- të rinjve në Jalë: Do jem me ju në protestë. Do rimarrim drejtimin e 3 bashkive në Qarkun e Beratit

Publikuar tek: politike, më 13:39 20-07-2017 Klosi- të rinjve në Jalë: Do jem me ju në protestë. Do rimarrim drejtimin e 3 bashkive në Qarkun e Beratit

Nga Kampi i Forumit Rinor Socialist në Jalē, drejtuesi i Qarkut të Beratit Blendi Klosi, i premtoi të rinjve të bëhet mbështetës i protestës së tyre pêr mungesèn e terreneve sportive.

"Do të organizojmē një lojë proteste në rrugë, ku unë do jem një nga ju në atë lojē proteste, për të tërhequr vemendjen dhe rritur ndërgjegjësimin se terrenet sportive nuk janë kērkesa luksi të të rinjve" - deklaroi Klosi në përgjigje të shqetësimit të ngritur nga një sportiste e re, e skuadrës së volejbollit të Kuçovēs. Klosi deklaroi se do jetë në krahë të tyre në çdo aksion që ka në qëndër, kërkesat e tē rinjve për rritjen e cilësisë së jetës.

" Nuk i kushton asgjë kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Skrapar apo Berat, të ngrenë shërbime për të rinjtë"- deklaroi Klosi, pas përgëzimit dhe falenderimit të të rinjve të FRESH, pēr mbështetjen që i dhanë fushatës së PS në qarkun e Beratit dhe gjithë Shqipërinë. Klosi deklaroi se pas fitores në 25 qershor, Partia Socialiste do të rimarrë në zgjedhjet lokale edhe drejtimin e bashkive të këtij qarku, ku nga 5 të tilla, 3 bashkitë e rëndësishme të qarkut, Berati, Kuçova dhe Skrapari, nuk drejtohen nga Partia Socialiste. "Me marrjen edhe të drejtimit të këtyre tre bashkive, do të rrisim mundēsinë e rritjes së  shërbimit për të rinjtë dhe për çdo qytetar tê këtyre njësive' - deklaroi Klosi, përpara të rinjve. Drejtuesi i Qarkut Berat, ftoi FRESH të bëhet pjesë e aksionit të përbashkët,  për të rritur ndërgjegjēsimin për rritjen e rregjistrimit në shkollat profesionale. " Unē do tē jem me ju në fushatë ndêrgjegjësimi të shoqërisë shqiptare, për kèrkesën e lartë për profesionistë sot në tregun e punës" - tha Klosi, duke vënë theksin tek nevojat e larta për disa lloje profesionesh në Berat.                       

Ne në Berat patëm realisht një rezultat pozitiv. Ne në Berat morrëm katër mandate nga shtatë. Unë mendoj se kjo padyshim është një shifër shumë e mirë. Por, rezultati më i mirë që ne patëm në Berat është padyshim që ne i dhamë dashuri fushatës.Ne arritëm që të krijonim një ekip, ku brezat u lidhën shumë mirë me njëri tjetrin. Unë do doja të falenderoja realisht të pestë kryetarët e FRESHIT të bashkive të Qarkut Berat. Unë jam shumë i kënaqur dhe nuk kam asnjë lloj vërejtje, por ama të gjitha strukturat e FRESHIT të vazhdojnë të bashkëpunojnë për garën e ardhshme elektorale.

Pyetje 1. Cilat janë rezultatet afatmesme të nismës që keni marrë për Planin Kombëtar për Rininë,  Ligji Vullnetarizmit sa ka funksionuar, gjithashtu sipërmarrjet e të rinjve sa efiçente kanë qenë?

B. Klosi : Mund të them që nuk jëmi aty ku duhet për sa i përket vullnetarizmit. Unë mendoj se këtu FRESH ka një nevojë të madhe të organizohet pasi mendoj që ky dimension, dimensioni i të rinjve vullnetarë që japin kontributin e tyre në shumë aspekte të jetës në mënyrë vullnetare, është shumë e rëndësishme dhe duhet të zhvillohet me më forcë.

Pyetje 2. Kuçova është një qytet naftëtarësh dhe mungon shkolla profesionale për naftëtarët. Por jo vetëm kaq dhe për sa I përket hidraulikëve, saldatorëve, është për të ardhur keq.

B.Klosi: Ne duhet të gjejmë arsyet pse ndodh kjo. Dhe duhet të mbështesim fort krijimin e shumë më shumë hapësirave për të rinjtë profesionistë të Beratit, që të qëndrojnë në Berat, në Skrapar, Kuçovë, Poliçan apo Urë Vajgurore, pasi kemi një mungesë shumë të madhe profesionistësh në qarkun tonë. Berati që ka prodhuar breza të tërë profesionistësh dhe që ka shkolla shumë të mira profesionale, ka mungesë punonjësish në profesione. Sot Berati ka problem për inxhinierë, sot Berati e ka shumë të vështirë të gjejë mjekë, profesionistë, projektus dhe këtu vijmë te të gjithë problemet që ne folëm. Pasi nëse ne kemi projekte të vërteta, të qëndrueshme, rentabël, padyshim ne do ecim shumë më shumë. Por,  ne duhet të punojmë shumë fort, madje pa filluar mirë viti shkollor, që të nxisim  nxënësit e shkollave nëntë vjeçare që të zgjedhin arsimin profesional. Ne në qarkun tonë kemi disa shkolla shumë të mira profesionale. Duhet te nxisim të rinjtë të zgjedhin këto shkolla.

Pyetje 3. Unë jam nje vajzë e re nga qyteti Kuçovës, specifikisht një sportiste volejbolli e skuadrës së Naftëtarit. Cfare mund të bëni ju për ne kur nuk kemi një kënd sportiv në qytetin tonë. Stërvitemi në kushte mizerable.

B.Klosi: Unë do bashkohem me ju dhe do të luajmë volejboll në mës të qytetit për të bërë një proteste qytetare. Të improvizojmë një fushë volejbolli, të zemë rrugën dhe ti themi drejtuesit të institucuinit që do luajmë ne të FRESHI-t, që të gjithë të shohin që ka vazja të shkëlqyera si puna juaj që dinë të luajnë dhe volejboll në Kuçovë dhe kryetari bashkisë ta bëjë një fushë. Dhe do ta bëjmë këtë. Të mbarojnë pushimet që të mblidhen më shumë njerëz dhe nga fundi gushtit do bëjmë një protestë të gjithë bashk duke luajtur volejboll në mes të rrugës".

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033920049667358
array(1) { ["section"]=> string(109) "klosi-te-rinjve-ne-jale-do-jem-me-ju-ne-proteste-do-rimarrim-drejtimin-e-3-bashkive-ne-qarkun-e-beratit-86770" }