Klosi: Turizmi, i vetmi biznes që ofron rritjen e përfitimeve

Publikuar tek: politike, më 23:10 21-05-2019 Klosi: Turizmi, i vetmi biznes që ofron rritjen e përfitimeve

Ministri Blendi Klosi shprehet se turizmi është i vetmi sektor që ofton mundësi për rritjen me shpejtësi të investimeve.

I ftuar në emisionin 'Dritare me Rudinën', Klosi tha se turizmi ka ende problematika, ndërkohë që qeveria nëpërmjet politikave të veta ka krijuar lehtësira për turizmin.

'Ne kemi probleme që janë reale. Për të shkuar nga Kavaja në Durrës, duhen ndërruar 3 linja. Janë  probleme që po të kenë një lloj konsensusi dhe mendoj që duhet të bëjmë një aleancë për turizmin. Turizmi është i vetmi biznes që të ofron mundësinë të rriten përfitimet me shpejtësi të madhe. Falë investimeve dhe politikave shtetërore jemi në fazën që atë që shohim në tokë e shohim në det. Këtu ka nevojë që ne flasim për një kohezion të madh. Është një industri që prodhon entuziazëm. Lehtësirat fiskale janë të mrekullueshme. Janë politika shtetërore ju do thoni se çfarë bën qeveria, në një vit ka sjellë 6-7 kompani', tha Blendi Klosi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025723934173584
array(1) { ["section"]=> string(66) "klosi-turizmi-i-vetmi-biznes-qe-ofron-rritjen-e-perfitimeve-165201" }