'KLP e kapur nga Rama', Vasili me tone të ashpra: Institucion me integritet të ulët

Publikuar tek: aktualitet, më 14:43 07-01-2019 'KLP e kapur nga Rama', Vasili me tone të ashpra: Institucion me integritet të ulët

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka folur me tone të ashpra për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke e cilësuar si një institucion me integritet të ulët dhe të kapur nga kryeministri, Edi Rama.

Vasili shprehet se kapja e KLP-së nga kryeministri, Edi Rama shërben si një mënyrë për të mbyllur aferat e qeverisë së tij.

"KLP nuk ka asnjë të drejtë të interpretojë ligjet pai kjo është një e drejtë vetëm e Gjykatës Kushtetuese si edhe nuk mund të marrë pushtetin e Parlamentit i cili është i vetmi që mund të miratojë ligje", shkruan Vasili.

Postimi i plotë i Vasilit:

Keshilli i Larte i Prokurorise me integritet shume te ulet dhe ne funksion te kapjes !!!

KLP integriteti teper te ulet te cilit njihet publikisht,sepse pjesa dermuese e anetareve te tij jane kontestuar nga Operacioni Nderkombetar i Monitorimit si pa integritet dhe jo vetem nga ONM,megjithate vazhdon te marre vendime.

Ecja ne kete rruge eshte ne funksion te kapjes nga kryeministri per te mbyllur aferat e pafund te tij dhe qeverise se tij, ndaj i duhet nje KLP e kapur dhe organe qe ngrihen prej saj gjithashtu te kapura.

Keshilli i Larte i Prokurorise, megjithese ligji i mundesonte konstituimin,por i pengonte veprime te tjera, sepse Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar nenet perkatese,po vazhdon ne rrugen e paligjshmerise.

Dispozita,që rregullon mënyrën e thirrjes dhe mbledhjes së këtyre organeve kolegjiale nuk ekziston, pasi ato rezultojnë të shfuqizuar (neni 61, dhe neni 159 i ligjit nr.115/2016 “Për organet qeverisë në sistemin e drejtësisë”, janë shfuqizuar tërësisht).

Pra ka vakum dhe mungesë rregullash se si ky organ mblidhet, dhe nuk ekziston asnjë rregull se cfarë të drejtash ka KLP dhe cfarë aktesh nënligjore mund të vendose.

KLP nuk ka asnje te drejte te interpretoje ligjet pai kjo eshte nje e drejte vetem e Gjykates Kushtetuese si edhe nuk mund te marre pushtetin e Parlamentit i cili eshte i vetmi qe mund te miratoje ligje.

KLP ndalu me paligjshmerine dhe kapjen!!!

Asnje alibi nuk mund te justifikoje paligjshmerine dhe kapjen qofte kjo e shkruar ne shqip apo anglisht…

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Rama mos fshihet më pas gruas', PD 'sulmon' kryeministrin: Po tallet me studentët
Moti i keq, OSHEE ndërhyn për lehtësimin e rrjetit në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.01225209236145
array(1) { ["section"]=> string(86) "klp-e-kapur-nga-rama-vasili-me-tone-te-ashpra-institucion-me-integritet-te-ulet-147815" }