Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të hapë garën për prokurorët që do të jenë pjesë e prokurorisë së posaçme me një mandat 9 vjeçar.
Mbledhja do te zhvillohet sot ne ambientet e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Mësohet se një nga pikat kryesore të rendit të ditës është hapja e garës për kandidatët për prokuror në prokurorinë e posaçme, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Në ligj janë parashikuar edhe kriteret që duhet të ketë një prokuror i SPAK-ut, i cili nuk caktohet në detyrë pa përmbushur parakushtet e sigurisë dhe kushtet e aftësive profesionale.
Vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është i formës së prerë. Prokurorët emërohen në detyrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë një mandat nëntë vjeçar.
Mandati pezullohet apo ndërpritet vetëm nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon procedim disiplinor kundër prokurorit.