KLP mbledhje për fatin e 5 prokurorëve, çfarë do të vendoset për Arjan Ndojin, i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal

Publikuar tek: aktualitet, më 08:36 21-10-2019 KLP mbledhje për fatin e 5 prokurorëve, çfarë do të vendoset për Arjan Ndojin, i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal Arjan Ndoja

Mblidhet sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë për caktimin e disa prokurorëve.

Mësohet se KLP do ta zhvillojë mbledhjen në orën 12:00. Raportohet se sot do të shqyrtohet caktimi i Arjan Ndojit pranë Prokurorisë së Durrësit, Albert Murçajt si drejtues i prokurorisë së Shkodrës, Lorenc Mërkurit në Prokurorinë e Sarandës, Ylli Pjetërnikajt në Prokurorinë e Tiranës dhe rikthimin e Urim Buçit në prokurorinë e Dibrës.

Arjan Ndoja është lakuar ditët e fundit dhe akuzuar nga kryeministri Edi Rama dhe zv. kryeministri Erion Braçe si anëtar i një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas tyre, Ndoja i ka marrë me pa të drejtë lirinë drejtorit të Kadastrës së Durrësit Liridon Pulës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037184000015259
array(1) { ["section"]=> string(83) "klp-mbledhje-per-fatin-e-5-prokuroreve-cfare-do-te-vendoset-per-arjan-ndojin-182854" }