Pas pak minutash pritet të nisë mbledhja e KLP për përzgjedhjen e kreut të SPAK.
Në fillim të mbledhjes do të mblidhen pikët e tre kandidatëve bazuar në vizionin e tyre të shpalosur ditën e djeshme, gjatë intervistimit. Më pas anëtarët e KLP do të votojnë një nga 3 kandidatët pretendetë për kreun, i cili do të zgjidhet me shumicë votash. Në fund të procesit, KPL do të bëjë transparent pikëzimin për secilin nga prokurorët. dhe do të shpallë fituesin.
Tre kandidatët në garë janë: Arben Kraja, Altin Dumani dhe Ervin Kondili.
Kujtojmë se drejtuesi do të ketë vetëm funksion administrativ dhe do të qëndrojë në krye të SPAK në një mandat 3 vjeçar.
Intervistat për të tre kandidatët, u zhvilluan dje pranë KPL, zgjatën 30-40 minuta dhe u regjistruan me zë dhe figurë.