KLP mblidhet të hënën, pritet të miratohet lista e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm

Publikuar tek: aktualitet, më 11:07 21-09-2019 KLP mblidhet të hënën, pritet të miratohet lista e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm Foto arkiv

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të mbajë ditën e hënë një mbledhje në orën 12:00.

Në këtë mbledhje mësohet se do të miratohet lista e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Gjithashtu raportohet se të pranishënm do të jenë edhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, ERALIUS, OPDAT dhe vëzhgues të tjerë.

Kujtojmë se kreu i KLP Gent Ibrahimi deklaroi disa ditë më parë se lista me kandidatët për PP do të jetë gati në fund të shtatorit.

“Ne duhet të marrim një vendim të shpalljes zyrtare të listës, nëse një nga kandidatët nuk është në atë listë do të thotë se njëri prej tyre nuk ka kaluar. Shpresoj se në fund të shtatorit do të miratohet lista dhe unë shpresoj që të jenë në listë të 4 kandidatët, sepse mund të jenë edhe 3 apo edhe dy”, deklaroi Ibrahimi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025745153427124
array(1) { ["section"]=> string(97) "klp-mblidhet-te-henen-pritet-te-miratohet-lista-e-kandidateve-per-prokuror-te-pergjithshem-179236" }